Njoftim për formimin e Shtabit Zgjedhor të BDI – Dega Strugë për Zgjedhjet Lokale 2025
2 Minuta lexim

Njoftim për formimin e Shtabit Zgjedhor të BDI – Dega Strugë për Zgjedhjet Lokale 2025

Me përgjegjësi të lartë dhe përkushtim ndaj qytetarëve të Komunës së Strugës, Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Strugë shpall formimin zyrtar të Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Ky shtab do të jetë zemra organizative e fushatës sonë, duke bashkuar energjinë, përvojën dhe vizionin e të gjithë aktivistëve, profesionistëve dhe qytetarëve që besojnë në një Strugë më të zhvilluar, më të barabartë dhe më të afërt me nevojat e çdo banori.

Dita e sotme është një hap i rëndësishëm drejt organizimit të një fushate të bashkuar, gjithëpërfshirëse dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete për komunën tonë. Në frymën e partneritetit dhe solidaritetit, BDI-ja me aleatët e saj në AKI do të punojnë krah për krah për të ndërtuar një platformë të fuqishme që pasqyron nevojat reale të qytetarëve dhe aspiratat për një Strugë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të afërt me njerëzit.

Shtabi Zgjedhor, në krye me Jeton Shaqirin dhe Dashmir Nasufin, në koordinim me kryetarin e degës, Faton Pollozhani, do të angazhohet në koordinimin e aktiviteteve të fushatës në nivel lokal, në harmoni me partnerët e koalicionit; promovimin e programit të përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm, transparencë institucionale dhe përfshirje qytetare, mobilizimin e energjive rinore, përfaqësimin e grave dhe përfshirjen e profesionistëve në procesin politik dhe sigurimin e një fushate dinjitoze, të bazuar në ide, vlera dhe respekt të ndërsjellë.

Ftojmë të gjithë ata që besojnë në fuqinë e bashkimit dhe në nevojën për ndryshim të qëndrueshëm, të bashkohen me ne në këtë rrugëtim politik që ka në qendër qytetarin dhe kombin.

Bashkë për Strugën!