Atdhe Mazari flet pas firmosjes me Shkëndijën
3 Minuta lexim

Atdhe Mazari flet pas firmosjes me Shkëndijën

Pasi hodhi të zezën mbi të bardhë në kontratën me Shkëndijën, sulmuesi strugan Atdhe Mazari nuk ka fshehur entuziazmin që bashkohet me skuadrën kuqezi. I gatshëm t’i përgjigjet sfidës së re, Mazari vlerëson lartë se bashkohet me Shkëndijën në moment historik, derisa potencon qartë se qëllim kryesor mbetet titulli kampion të vazhdojë të qëndrojë në Tetovë. 

Ardhe Mazari: “Realisht ndjenja është mjaftë e bukur të jesh pjesë e Shkëndijës dhe është një privilegj i madh të jesh pjesë e këtij klubi që ka histori dhe traditë shumë të madhe, ku këtë e ka treguar në 10 vitet e fundit. Mendoj se jo rastësisht është ky sukses edhe në Europë, i cili është historik për Shkëndijën dhe për gjithë vendin tonë.”

…momenti historik…

Atdhe Mazari: “Sigurisht përgjegjësia është shumë më e madhe tani sepse nuk ka kohë shumë për të humbur. Shkëndija ka shumë ndeshje tani dhe tek të gjitha duhet të jepet maksimumi si në kampionat ashtu edhe në Europë.”

…përgjegjësia…

Atdhe Mazari: “Për këtë gjë jam edhe këtu sot, besoj se do të mundem ti ndihmojë edhe më shumë ekipit dhe kjo do të tregohet më shumë në fushë, e cila duhet të arrihet si në Kupë, kampionat edhe në Europë.”

…entuziazëm nga suksesi në Europë…

Atdhe Mazari: “Patjetër se po, nuk diskutohet kjo gjë të kesh këtë mundësi të artë, pasi e dimë se sa herë mund të të vjen kjo mundësi dhe tani duhet të shfrytëzohet në maksimum dhe mendojë se të gjithë së bashku do të ia arrijmë qëllimit. Unë kam ardhur këtu për dy qëllime, e para është, titulli kampion të mbetet sërish në Tetovë dhe një sezon sa më të gjatë në Europë dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua dhe gjithë klubin”

…pritjet…

Atdhe Mazari: “Jam shumë i vetëdijshëm për marrëveshjen që e kemi arritur dhe po ashtu dhe peshën të cilën e kanë ‘Ballistët’, pasi pesëh ne tyre e kam ndjerë edhe kur kam qenë kundërshtar dhe mund të them se më kanë motivuar, teksa tani do ta kem shumë më të lehtë sepse jemi në anën e njejtë. Besoj se do të arrijmë shumë fitore të gjithë së bashku, pasi ‘Ballistët’ nuk e kursejnë veten asnjëherë për klubin dhe ne futbollistët e dimë peshën e tifozëve dhe për këtë e japim maksimumin për të arritur objektivat e klubit, ku mendoj se do të kemi një fund të lumtur.”

burimi: kfshkendija.com