LIGA E KAMPIONEVE/ Goli i Shaqirit nuk i mjafton Bazelit, norvegjezët konfirmohen surprizë. Murinjo ndalet përballë bashkëkombësve
Katër ndeshjet e play-off të Ligës së Kampioneve kanë dhuruar disa rezultate shumë interesante, teksa kanë treguar një ekip i cili që në ndeshjen e parë ka prerë biletën për kalimin në fazën në grupe.
Norvegjezët e Bodo/Glimt kanë masakruar me shifrat 5-0 ekipin e Shturm Grac, duke i dhënë leksion austriakëve dhe duke e bërë formalitet ndeshjen e kthimit.
Ndërkaq, tre sfidat e tjera janë mbyllur në barazime. Vetëm një ishte me gola, ajo mes Bazelit dhe Kopengahës. Bazeli ia doli të shënonte i pari me anë të një penalltie të ekzekutuar nga Shaqiri në minutën e 14. Por Gabriel Pereira barazoi për danezët në fundin e pjesës së parë, me rezultaain 1-1 që rezistoi deri në mbyllje të duelit,
Ndërkaq ndeshjet Sëlltik-Kairat Almati dhe Fenerbahçe-Benfika, u mbyllën pa gola duke lënë gjithçka të hapur për duelet e kthimit.
PANORAMASPORT.AL
